Gyökeres refuzon United, Arsenal shtyn përpara
Sulmuesi suedez Viktor Gyökeres ka refuzuar një transferim te Manchester United, pavarësisht interesimit të madh nga trajneri Ruben Amorim, me të cilin ka punuar te Sporting.
United në kontakt, por pa sukses
Sipas “Record”, “Djajtë e Kuq” kanë kontaktuar lojtarin dhe klubin portugez gjatë javës, por oferta e tyre nuk ka bindur Gyökeresin.
Arsenali në garë, por oferta e parë u refuzua
Arsenali ka bërë një ofertë prej 55 milionë paund, por është refuzuar nga Sporting, që kërkon klauzolën e plotë prej 84 milionë paundësh.
Ky refuzim thuhet se ka shkaktuar zhgënjim te lojtari, i cili kishte një marrëveshje “gentlemane” me klubin për t’u lejuar të largohej për këtë shumë.
Pritet ofertë e dytë nga “Topçinjtë”
Arsenali tani pritet të përgatitë një ofertë të përmirësuar, ndërsa e ardhmja e 27-vjeçarit do të varet nga negociatat mes agjentit të tij dhe drejtuesve të Sportingut.
Flaka














