Piqué në garën për Topin e Artë: “Lamine Yamal e meriton më shumë”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 23:23 Përditësuar

Piqué në garën për Topin e Artë: “Lamine Yamal e meriton më shumë”

Ish-mbrojtësi legjendar i Barcelonës, Gerard Piqué, është futur në debatin për Topin e Artë 2025, duke shprehur publikisht mbështetjen e tij për yllin e ri të “blaugranave”, Lamine Yamal. I riu 17-vjeçar ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, duke qenë pjesë kyçe në suksesin e trefishtë të Barcelonës në Spanjë.

Në një intervistë për Mundo Deportivo, Piqué u shpreh me dashamirësi për të dy kandidatët kryesorë të trofeut – Yamal dhe Ousmane Dembélé – por preferenca e tij është e qartë.

“Kam pasur mundësinë të ndaj dhomën e zhveshjes me të dy, Ousmane dhe Lamine,” tha Piqué. “Të dy janë njerëz të mrekullueshëm. I dua shumë.”

“Do të preferoja që Lamine Yamal të fitojë, sepse është lojtar i Barcelonës dhe gjithashtu i përfshirë në King’s League. Ai ka një ekip atje, kështu që do të doja ta shihja atë fitues.”

Pavarësisht mbështetjes për Yamal, Piqué nuk i kurseu fjalët e mira as për Dembélén, ish-shokun e tij të skuadrës: “Më pëlqen shumë edhe Ousmane, dhe nëse ai fiton, do të jem i lumtur për të.”

Barça mbylli sezonin me një tripletë vendase nën drejtimin e Hansi Flick, ndërsa mungesa e suksesit evropian mbeti një peng për ekipin katalanas. Megjithatë, shkëlqimi individual i Yamal ka ndezur debatet për trofeun më prestigjioz individual në botën e futbollit.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 23:23 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.