Real Madridi synon superyllin e Cityt

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 12:50

Real Madridi synon superyllin e Cityt

Real Madridi është duke shqyrtuar mundësinë për transferimin e Rodrit nga Manchester City në të ardhmen, pasi ka humbur garën për Martin Zubimendin.

Sipas gazetës “AS”, Zubimendi është shumë pranë Arsenalit, që është pajtuar të paguajë klauzolën e lirimit prej 60 milionë eurosh dhe t’i ofrojë një pagë më të lartë.

‘Los Blancos’, tashmë pa gjasa për ta marrë mesfushorin e Real Sociedad, kanë nisur të kërkojnë alternativa për fazën afatgjatë.

Rodri është në listën e dëshirave, por çdo lëvizje për të pritet të ndodhë vetëm në vitin 2026, kur ai hyn në vitin e fundit të kontratës me Cityn.

Spanjolli, fitues i “Topit të Artë 2024”, shihet si pasardhës ideal i legjendave si Xabi Alonso dhe Sergio Busquets, falë inteligjencës së tij taktike dhe qëndrueshmërisë së jashtëzakonshme në fushë.

Flaka


Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 12:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media