Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, ka qenë së fundmi në një vizitë në vendlindjen e tij, Tetovë. Gjatë qëndrimit atje, ai u takua me gazetarët dhe u pyet nëse në të ardhmen mund të veshë fanellën e Shkëndijës së Tetovës.
Futbollisti, i cili aktualisht aktivizohet te Rangers në Skoci, dha një përgjigje të hapur dhe sportive, duke lënë mundësinë e një transferimi në të ardhmen. “Karriera është e gjatë shumë, por si dihet kurrë futbollit. Unë jam për momentin në Rangers, fokusi është aty. Shkëndijës së Tetovës i uroj shumë suksese,” u shpreh Bajrami.
Deklarata e tij ka ngjallur reagime te tifozët shqiptarë, të cilët do të mirëprisnin një rikthim të yllit të Kombëtares në një ekip shqiptar. Për momentin, ai mbetet i përqendruar te angazhimet e tij në Skoci, por nuk e mbyll derën për një lëvizje në të ardhmen.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
14 Qershor, 2025 20:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.