Nga 1 korriku, në të gjitha kompeticionet zyrtare mund të aplikohet një rregull i ri i IFAB, që synon të reduktojë protestat dhe tensionet në fushë: vetëm kapiteni ka të drejtë t’i afrohet gjyqtarit për të kërkuar sqarime.
Rregulli parashikon që:
- Vetëm kapiteni, si dhe lojtari i përfshirë në incident, mund t’i afrohen gjyqtarit për të marrë shpjegime.
- Lojtarët e tjerë do të paralajmërohen, dhe nëse nuk respektojnë distancën, do të ndëshkohen me karton të verdhë.
- Kapiteni mund t’ua sqarojë më pas vendimin shokëve të ekipit, ndërsa gjyqtari ka të drejtë të vonojë rifillimin e lojës për këtë.
- Nëse kapiteni është portier, duhet caktuar paraprakisht një përfaqësues tjetër në fushë.
- Në rast zëvendësimi të kapitenit, zgjidhet një përfaqësues i ri.
Ky rregull i ri pritet të ulë ndjeshëm protestat masive dhe përplasjet që shpesh krijohen në fushë pas vendimeve të diskutueshme.
Ende mbetet për t’u parë nëse ky rregull do të miratohet edhe në kampionatin shqiptar, ku debatet me gjyqtarët janë të shpeshta.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
14 Qershor, 2025 17:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.