Zhurma nga frenat? Mos e injoro!

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 13:15

Zhurma nga frenat? Mos e injoro!

Një nga shqetësimet më të zakonshme për shoferët është zhurma metalike apo ndryshku nga frenat. Shumë herë injorohet si diçka kalimtare, por mund të jetë shenjë e një problemi serioz.

Ekspertët e makinave paralajmërojnë se zhurma gjatë frenimit nuk duhet anashkaluar, sepse frenat janë pjesa më kritike për sigurinë në rrugë.

Shkaqet më të zakonshme të zhurmës nga frenat:

Pllakat e konsumuar – Kur frenat bëjnë zhurmë dhe makina lëkundet, ndoshta pllakat janë në fund të jetës së tyre.

Indikatorët e konsumimit – Pllakat moderne kanë një shtresë metalike që krijon zhurmë për të sinjalizuar se duhet ndërruar.

Lagështia ose pluhuri – Në mëngjes apo pas larjes, zhurma mund të vijë nga lagështia në rotorë. Nëse vazhdon, kërkohet kontroll.

Stili i ngasjes ndikon në frenat

Shoferët që ngasin më qetë dhe shmangin frenimet e panevojshme mund të zgjasin jetën e frenave deri në 150 mijë kilometra. Por në qytet, ku frenimi është më i shpeshtë, ato konsumohen më shpejt.

Kur duhet shkuar te mekaniku?

Nëse zhurma:

• Dëgjohet vazhdimisht,

• Shoqërohet me dridhje në pedal,

• Ose frenimi nuk është efektiv,

kontrolli është urgjent.

Frenat nuk tolerojnë vonesa

Zhurma mund të mos jetë gjithmonë alarm për rrezik, por asnjë zë i pazakontë nuk duhet injoruar. Një kontroll i thjeshtë mund të parandalojë një aksident të madh.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 13:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media