FC Prishtina vazhdon të përforcojë skuadrën për sezonin e ri, duke zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Hamdi Namani. Futbollisti me përvojë në futbollin vendor është tashmë pjesë e bardhekaltërve, me synime të qarta për sukses brenda dhe jashtë vendit.
I njohur për disiplinën dhe profesionalizmin e tij në karrierë, Namani e nisi menjëherë aventurën me deklarata entuziazmuese:
“Jam i lumtur që jam pjesë e një klubi të madh dhe shumë ambicioz siç është Prishtina. Këtu kam gjetur një grup shumë të fortë futbollistësh, shumicën e të cilëve i njoh mirë pasi i kam pasur bashkëlojtarë. Gjithashtu e njoh mirë edhe trajnerin dhe kjo do ta bëjë më të lehtë ambientimin tim.”
Mesfushori shtoi se objektivi i parë është paraqitja dinjitoze në garat evropiane, ndërsa në kampionat dhe Kupë, synimi mbetet i vetëm: fitimi i trofeve.
“S’kemi rrugë tjetër përveçse të luftojmë për çdo trofe,” tha Namani.
Ky transferim është pjesë e një strategjie më të gjerë të klubit për të ndërtuar një ekip konkurrues që synon të rikthehet në majat e futbollit kosovar.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
14 Qershor, 2025 23:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.