15 vjet pa Bekim Fehmiun: Ikona e aktrimit shqiptar që la gjurmë në botë
Sot shënohen 15 vjet nga ndarja nga jeta e Bekim Fehmiut, një prej figurave më të mëdha të aktrimit shqiptar. Fehmiu la pas një trashëgimi të pasur në kinematografinë shqiptare dhe ndërkombëtare, duke u bërë një ikonë e artit skenik.
Kulmi i karrierës së tij erdhi me filmin “Mbledhësit e Puplave” në vitin 1966, një rol që e bëri të njohur në mbarë botën. Ai ishte aktori i parë shqiptar që luajti me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë, duke hapur rrugën për artistët shqiptarë në arenën ndërkombëtare.
Ndër rolet më të njohura të tij përfshihen “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta” dhe “Dezertori”, të cilat mbeten pjesë e historisë së kinemasë. Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të kinematografisë botërore si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shaw, Dirk Bogarde dhe Irene Papas.
Trashëgimia e tij artistike vazhdon të frymëzojë brezat e rinj të aktorëve shqiptarë, ndërsa vepra e tij mbetet e paharruar në historinë e kinematografisë.
Flaka














