Kupa e Botës për Klube do të vazhdojë sot me dy ndeshje të rëndësishme në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve.
Nga ora 18:00, Bayern Munich do të nisë aventurën e tij në këtë kompeticion të zgjeruar, duke u përballur me kampionët e Oqeanisë, Auckland City. Gjermanët janë ndër pretendentët kryesorë për trofeun dhe pritet të dominojnë sfidën ndaj skuadrës nga Zelanda e Re.
Ndërkohë, nga ora 21:00, vëmendja zhvendoset te një superpërballje: Paris Saint-Germain, kampioni në fuqi i Francës dhe Evropës, përballet me Atletico Madridin, njërën prej skuadrave më të forta të Spanjës dhe me përvojë në arenën ndërkombëtare.
Kjo ndeshje pritet të jetë ndër më emocionueset e xhiros së parë, me emra të mëdhenj në fushë dhe ambicie të larta për të shkuar deri në fund të garës.
Kupa e Botës për Klube këtë vit ka marrë një format të ri, me pjesëmarrje më të gjerë dhe me ekipe të mëdha nga të gjitha kontinentet.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
15 Qershor, 2025 10:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.