Budapest 2025: Akil Gjakova nis garën për medalje

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Qershor, 2025 11:06

Budapest 2025: Akil Gjakova nis garën për medalje

Kampionati Botëror i Xhudos po vazhdon të zhvillohet në Budapest, duke mbledhur sportistët më të mirë të disiplinës nga mbarë bota.

Sot në qendër të vëmendjes do të jetë Akil Gjakova, një nga përfaqësuesit më të suksesshëm të Kosovës, i cili garon në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Gjakova e ka kaluar raundin e parë pa luftë, si rrjedhojë e shortit të garës.

raundin e dytë, ai do të përballet me Ioan Dzitac, xhudistin rumun që pritet të jetë një sfidë serioze në këtë fazë të turneut.

Tifozët e xhudos në Kosovë dhe më gjerë do të ndjekin me interes paraqitjen e Gjakovës, i cili synon të arrijë sa më lart në këtë ngjarje të madhe sportive.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Qershor, 2025 11:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.