KF Shkëndija starton përgatitjet evropiane – Miqësore të forta në Slloveni!

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Qershor, 2025 21:07

KF Shkëndija starton përgatitjet evropiane – Miqësore të forta në Slloveni!

Skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut, KF Shkëndija, ka nisur përgatitjet për ndeshjet eliminatore të UEFA Champions League, duke zhvilluar një fazë intensive stërvitore në Terme Čatež të Sllovenisë.

Kuqezinjtë janë duke u përgatitur me dy seanca stërvitore në ditë, ndërsa në plan janë katër ndeshje kontrolluese kundër ekipeve të zgjedhura me kujdes për të vlerësuar gjendjen fizike dhe tekniko-taktike të skuadrës.

Seria e testeve të Shkëndijës në Slloveni

Programi i ndeshjeve miqësore fillon më 17 qershor, me përballjen ndaj ekipit rumun FC Argeș Pitești, për të vazhduar më pas me duele ndaj FC Koper (Slloveni), PFC CSKA Sofia (Bullgari) dhe NK Olimpija (Slloveni).

Megjithatë, vlen të theksohet se përballja e fundit ndaj NK Olimpija mund të anulohet nëse kjo skuadër sllovene rezulton të jetë kundërshtari i Shkëndijës në shortin e parë të Ligës së Kampionëve, që do të hidhet po ashtu më 17 qershorNyon. Në atë rast, kuqezinjtë do të kërkojnë një kundërshtar alternativ për testin e fundit.

Testet miqësore të Shkëndijës në Slloveni:

  • 17.06.2025 – vs FC Argeș Pitești (Rumani), në Zreče – ora 17:30
  • 21.06.2025 – vs FC Koper (Slloveni), në Kodolevo ose Grosuplje – ora 17:30
  • 25.06.2025 – vs PFC CSKA Sofia (Bullgari), në Terme Čatež – ora 17:30
  • 28.06.2025 – vs NK Olimpija (Slloveni), në Grosuplje – ora 17:00 (në pritje të shortit evropian)

Përgatitjet intensive para sfidave të korrikut

Stafi teknik i Shkëndijës pret që këto teste të shërbejnë si një pasqyrë reale për gjendjen e skuadrës, para sfidave të rëndësishme ndërkombëtare që do të zhvillohen në muajin korrik. Me një organizim të kujdesshëm dhe miqësore të forta, kuqezinjtë synojnë të jenë gati për aventurën e tyre evropiane.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Qershor, 2025 21:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.