Saraj mirëpret Arben Taravarin

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Qershor, 2025 21:12

Saraj mirëpret Arben Taravarin

Sonte, Aleanca për Shqiptarët takoi strukturat dhe aktivin e partisë në komunën e Sarajit nën moton “Tetori është afër.” Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, ku u trajtuan tema të ndryshme, si situata aktuale politike, sfidat, strategjitë për zgjedhjet lokale, si dhe sugjerime e kritika me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Në këtë takim, i pranishëm ishte edhe kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

Me këtë rast, kryetari Taravari duke falenderuar të pranishmit për prezencën e tyre, theksoi se “me këtë prezencë masovike jam i sigurt se kush i fiton zgjedhjet lokale në Saraj”.

“Ne i qëndrojmë besnikë traditës të kontaktit të vazhdueshëm me qytetarët, kjo do të jetë një garanci që jemi në rrugën e duhur”, deklaroi, Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Më tej, kreu i ASH-së foli edhe për ndodhitë aktuale në poshtetin qendorë ku potencoi se nuk do të lejohet edhe më tej të margjinalizohen shqiptarët, të preket gjuha shqipe apo edhe të vazhdohet me bllokim të rrugës evropiane të vendit, çështje, siç nënvizoi, të cilat kanë qenë vendimtare që çuan deri në daljen nga qeveria të ASH-së.

ASH, potencoi kryetari Taravari, mbetet e përkushtuar ndaj identitetit të saj politik, duke dhënë llogaridhënie me përgjegjësi dhe dinjitet, me transparencë të plotë dhe angazhim për një të ardhme më të mirë.

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Qershor, 2025 21:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.