Barcelona kërkon një sulmues të majtë: Luis Díaz, Nico Williams apo Rashford?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Qershor, 2025 14:30

Barcelona kërkon një sulmues të majtë: Luis Díaz, Nico Williams apo Rashford?

Barcelona po përgatitet për të përforcuar repartin ofensiv dhe ka vendosur si prioritet afrimin e një sulmuesi të krahut të majtë. Sipas raportimeve të Mundo Deportivo, drejtuesit e klubit katalanas po shqyrtojnë tre alternativa të mundshme: Luis Díaz, Niko Williams dhe Marcus Rashford.

Luis Díaz, ylli i Liverpool-it, shihet si përforcimi ideal për skemën e trajnerit Hansi Flick. Kolumbiani është një lojtar i eksploziv dhe i aftë për të sjellë dinamizëm në repartin ofensiv, por kërkesat financiare të klubit anglez e bëjnë këtë operacion sfidues për Barcelonën.

Një tjetër emër shumë i vlerësuar në “Camp Nou” është Niko Williams. Sulmuesi i Atletik Bilbaos ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh, çka përbën një pengesë për klubin katalanas. Megjithatë, Barcelona po shqyrton mundësinë e një marrëveshjeje në këste, për ta bërë transferimin më të realizueshëm.

Pista e tretë është Marcus Rashford, i cili mund të jetë një opsion më i lirë për Barcelonën. Manchester United nuk e sheh më si një lojtar kyç në projektin e tyre dhe Barcelona do të konsideronte një huazim me të drejtë blerjeje, por gjithçka varet nga gatishmëria e Rashford-it për të ulur pagën e tij. Thuhet se lojtari kishte pranuar një ulje pagash edhe në janar, gjë që mund ta lehtësojë një marrëveshje mes klubeve.

Pavarësisht alternativave të shumta, Barcelona ka një qëndrim të qartë: çdo lojtar që dëshiron të bashkohet me klubin duhet të lehtësojë transferimin. Drejtuesit katalanas janë në kërkim të marrëveshjes më të favorshme financiarisht, ndërsa trajneri Flick shpreson që një prej këtyre emrave të përfundojë në “Camp Nou” para fillimit të sezonit të ri.

Mbetet për t’u parë se cili nga këta tre sulmues do të jetë pjesë e projektit të Barcelonës për sezonin e ardhshëm.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Qershor, 2025 14:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.