De Bruyne prezantohet te Napoli: “Jam këtu për trofe!”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Qershor, 2025 13:41

De Bruyne prezantohet te Napoli: “Jam këtu për trofe!”

Pas pritjes madhështore nga tifozët e Napolit, Kevin De Bruyne ka dhënë intervistën e tij të parë si futbollist i ri i klubit italian, ku tregon ambiciet e larta që ka për aventurën në Serie A.

Dua të fitoj ndeshje. Kam qenë gjithmonë i tillë, e urrej humbjen”, tha mesfushori belg, i ardhur pas një dekade të artë me Manchester Cityn.

Napoli, kampion i Italisë një sezon më parë, do të luajë në Ligën e Kampionëve, dhe De Bruyne e sheh këtë si një sfidë emocionuese:
Mendoj se mund të bëjmë gjëra të mëdha së bashku. Shpresoj të ndihmoj ekipin të arrijë objektivat e tij”.

Në një mesazh të drejtpërdrejtë për tifozët, ai tha me vendosmëri:
Mezi pres të luaj këtu. Të dashur fansa, unë jam këtu për të fituar!

De Bruyne ka kujtime të veçanta nga stadiumi “Diego Armando Maradona”, ku ka luajtur si kundërshtar:
Mbaj mend që tifozët ishin shumë të zhurmshëm, pak të çmendur. Por kjo është në rregull!”, tha ai me një buzëqeshje.

Mesfushori belg theksoi se po përshtatet me ambientin dhe e njeh mirë pasionin e qytetit:
E kuptoj pak se si Napoli e mbështet ekipin. Ishte diçka në të cilën doja të isha pjesë. Ndoshta do më duhet të mësohem në fillim, por atmosfera do të na ndihmojë për rezultate”.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Qershor, 2025 13:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.