Milot Rashica gati për Serie A: Genoa afër marrëveshjes me Beshiktashin

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Qershor, 2025 14:21

Milot Rashica gati për Serie A: Genoa afër marrëveshjes me Beshiktashin

Milot Rashica, ylli i kombëtares së Kosovës, duket se do të bëjë një hap të madh në karrierën e tij këtë verë, duke u transferuar në kampionatin italian. Sipas raportimeve të fundit, skuadra e Xhenoas është futur fuqishëm në garë për shërbimet e tij dhe ka bërë një ofertë zyrtare prej 8 milionë euro, ndërkohë që Beshiktashi kërkon të paktën 9 milionë euro për ta lënë të largohet.

Ky transferim shihet si një lëvizje e domosdoshme për Rashicën, pasi ai nuk bën më pjesë në planet e trajnerit të Beshiktashit për sezonin e ri. Bisedimet mes klubeve janë duke vazhduar dhe pritet që marrëveshja të finalizohet në ditët në vijim.

Rashica, 28 vjeç, ka qenë një element kyç për Beshiktashin sezonin e fundit, duke regjistruar 41 paraqitje, me 5 gola dhe 12 asistime, por me kontratë të vlefshme deri në 2027. Megjithatë, Xhenoa e sheh atë si një përforcim të rëndësishëm për mesfushën dhe ka ambicie të forta për sezonin e ardhshëm në Serie A.

Tifozët e Rashicës dhe ata të Xhenoas janë në pritje të një zyrtarizimi, që mund të ndodhë shumë shpejt.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Qershor, 2025 14:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.