Modric te Milani, Xhaka në pritje – Guerra dhe Jashari në listë
Milani po përgatit një revolucion të plotë në mesfushë, nën drejtimin e trajnerit të ri Massimiliano Allegri. Objektivi është i qartë: më shumë energji, përvojë dhe cilësi në repartin më të rëndësishëm të fushës.
Transferimi i Luka Modric te Milani është praktikisht i kryer, duke sjellë një emër të madh dhe me përvojë të jashtëzakonshme në “San Siro”. Por “çelësi” i merkatos kuqezi është ende në dorë të Granit Xhakës. Mesfushori shqiptar i Zvicrës është në orët vendimtare për të kuptuar nëse do të vijë një marrëveshje me Bayer Leverkusen.
Në rast dështimi të pistës Xhaka, drejtuesit e Milanit kanë përgatitur alternativa. Emri më i nxehtë është Javi Guerra, talenti 21-vjeçar i Valencias dhe pjesë e kombëtares U-21 të Spanjës. Vlerësimi i klubit spanjoll është 25 milionë euro, ndërsa Milani po përgatit një ofertë prej 20 milionë me bonuse. Situata është komplekse, pasi Villarreal përfiton 25% të shumës së shitjes.
Në listën e mundësive është edhe Ardon Jashari, mesfushori shqiptar që aktivizohet te Club Brugge. Megjithatë, kërkesa prej 30 milionë euro nga belgasit konsiderohet e tepruar nga Milani, që e sheh lojtarin ende të paprovuar në nivele të larta europiane.
Ndërkohë, një largim i sigurt është ai i Yunus Musah, i cili është shumë pranë transferimit te Napoli. Negociatat janë në fazën finale dhe pritet vetëm akordi përfundimtar mes dy klubeve.
Milani synon të mbyllë ndryshimet në mesfushë para nisjes së përgatitjeve verore, me Allegrin që kërkon eksperiencë të menjëhershme për të krijuar një skuadër konkurruese që nga fillimi.
Flaka














