Taravari godet VLEN-in: Egoizmi i disa individëve po fundos përfaqësimin e shqiptarëve!
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar me tone të ashpra ndaj gjendjes aktuale të shqiptarëve në qeverisjen aktuale, duke e cilësuar qeverinë e VLEN-it si më të dështuarën për shqiptarët në historinë e pluralizmit politik.
“Dështimi i VLEN-it është i dhimbshëm për mua. Ata nuk janë armiqtë e mi, përkundrazi, shumica janë miq e shokë që po bëhen kurban nga egoizmi patetik i dy-tre vetave,” ka deklaruar Taravari.
Ai theksoi se në asnjë periudhë të mëparshme shqiptarët nuk kanë qenë më të margjinalizuar dhe më të zhgënjyer se tani.
“Asnjëherë ne shqiptarët nuk kemi qenë kaq keq sa në drejtimin e kësaj qeverie!” – u shpreh ai.
Sipas Taravarit, qeverisja aktuale ka humbur kontaktin me realitetin dhe i ka kthyer institucionet në platformë për promovimin e interesave personale, duke shpërfillur interesin publik dhe përfaqësimin e denjë të shqiptarëve në vend.
Ai përmendi se Aleanca për Shqiptarët ka zgjedhur të mos bëhet pjesë e këtij mashtrimi politik dhe do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e qytetarëve pa kompromis. Flaka Media














