ASH: Hoxha vetëm përkthen “sukseset” e ministrit Tripunovski – fermerët shqiptarë pa asnjë mbrojtje

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2025 19:43

ASH: Hoxha vetëm përkthen “sukseset” e ministrit Tripunovski – fermerët shqiptarë pa asnjë mbrojtje

Në një realitet të hidhur ku fshatrat shqiptare po zbrazen çdo ditë, ku të rinjtë largohen pa kthim drejt perëndimit, ndërsa tokat mbesin djerrë e pasuritë natyrore të pashfrytëzuara, VLEN gjen kohë të krenohet se janë paguar 341.536.000 denarë për 4.144 persona, transmeton Flaka

Kumtesa

Pagesa, sipas tyre, ka të bëjë me mbështetjen direkte për masën 2.2 për lopët e matrikuluara më të vjetra se 12 muaj, në kuadër të Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë, këto janë “masa për të gjithë fermerët”, dhe realizohen me përkushtim e drejtësi.

Ne pyesim zëvendësministrin kukull të VLEN-it, që për çdo gjë del në publik vetëm si përkthyes politik i ministrit Cvetan Tripunovski, sa prej këtyre përfituesve janë shqiptarë?
Sa nga këto mjete kanë përfunduar realisht në duart e bujqve shqiptarë që prej dekadash ndihen të përjashtuar dhe të diskriminuar nga politikat bujqësore të shtetit?

VLEN e përdor ministrinë si zyrë propagande për të mbuluar dështimin total në zhvillimin e bujqësisë shqiptare, për të maskuar mungesën e politikave për mbajtjen e të rinjve në vend, dhe për të justifikuar dekoren e tyre në një qeveri ku nuk marrin asnjë vendim.

Aleanca për Shqiptarët braktisi këtë post, pikërisht nga fakti që nuk përfillej bujku dhe vendabimet rurale të banuara me shqiptarë. 

Shqiptarët kanë nevojë por për investime për njeriun dhe për jetën në fshat. Politikat e sotme vetëm sa e përshpejtojnë ikjen masive dhe shkatërrimin e strukturës rurale shqiptare.

Aleanca për Shqiptarët kërkon transparencë të plotë, përfaqësim real të fermerëve shqiptarë në programet e mbështetjes dhe jo propagandë boshe për konsum mediatik.
Koha e përkthyesve mbaron. Nevojitet zë i vërtetë për bujqësinë shqiptare. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2025 19:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.