BDI: Diskriminim etnik në ndarjen e projekteve, Stoilkoviç fshin shqiptarët! Heshtja është bashkëfajësi!

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2025 12:53

BDI: Diskriminim etnik në ndarjen e projekteve, Stoilkoviç fshin shqiptarët! Heshtja është bashkëfajësi!

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon me indinjatë të thellë ndaj mënyrës skandaloze të shpërndarjes së fondeve për shoqatat qytetare nga Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, e drejtuar nga zëvendëskryeministri Ivan Stoilkoviq.

Kumtesa:

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat, rezultatet janë këto:

29 projekte për shoqata maqedonase, 5 projekte për shoqata serbe, 3 projekte për shoqata rome dhe vetëm 3 projekte për shoqata shqiptare.

Kjo nuk është vetëm shpërndarje e pabalancuar,  është politikë e qëllimshme diskriminuese. Shqiptarët, të cilët përbëjnë një ndër komunitetet më të mëdha dhe aktive në vend, janë fshirë nga lista e përfituesve në mënyrë sistematike, edhe në një ministri që ka për detyrë të ruajë balancat ndëretnike dhe përfaqësimin e drejtë.

Ivan Stoilkoviq, me pozicionet e tij të njohura anti-shqiptare dhe lidhjet me qarqe jashtë interesit shtetëror të RMV-së, po përdor institucionin për të ushqyer ndasi, përjashtim dhe propagandë, në vend që të ndërtojë besim ndërmjet komuniteteve.

BDI kërkon auditim të menjëhershëm institucional për këtë skandal me përmbajtje etnike të theksuar; përgjegjësi politike dhe institucionale për Stoilkoviçin.

Institucionet e këtij shteti nuk janë terren për promovim të etnokracisë së kamufluar. BDI nuk do të heshtë përballë praktikave që zhbëjnë frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe shkelin rëndë të drejtën e shqiptarëve për përfaqësim të barabartë. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2025 12:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.