Flaka thumbon: Ministri Hazir lançon aplikacionin ‘Mos më shqetëso LIVE’ për gazetarët

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2025 11:37

Flaka thumbon: Ministri Hazir lançon aplikacionin ‘Mos më shqetëso LIVE’ për gazetarët

Në një ngjarje që nuk dihet nëse ishte vizitë pune apo provë për stand-up, ministri i sapoemëruar i Shëndetësisë, Hazir Aliu, befasoi opinionin me “qasjen e tij të re ndaj mediave”.

Gjatë një vizite në Spitalin Klinik të Tetovës, ai u përball me gazetarë kur, në vend që t’u përgjigjej, i udhëzoi me një stil diplomatik që i kujtoi opinionit më shumë një tabelë orari në ndonjë zyrë të postës sesa një ministër të shëndetësisë.

“Ju lutem, mos më pyetni në orar të punës,” – tha z. Aliu me ton zyrtar.

“Pyetje politike pas orës 16:00. Brifing me gazetarët të mërkurave. Për pyetje të tjera, mund t’i parashtroni të dielave.”

Gazetarët, që ishin përgatitur për pyetje për sistemin shëndetësor, ndërruan bllok shënimesh me kalendarë dhe nisën të kalkulojnë nëse e mërkura bie para të dielës, apo anasjelltas.

Burime jozyrtare thonë se në kabinetin e ministrit po përgatitet edhe një aplikacion për rezervim të kohës për pyetje – me opsione “në orar”, “jashtë orarit”, “me zar” dhe “me rekomandim partiak”.

Ndërkohë, pacientët e spitalit në Tetovë shprehën bindjen se qasja e re e ministrit është revolucionare: “Më mirë pa përgjigje, se me përgjigje që s’thotë asgjë,” – tha një qytetar, i cili preferoi të mbetet anonim “për çdo rast”.

Kështu, transparenca në Ministrinë e Shëndetësisë mori një frymë të re: e kufizuar, e filtruar dhe… vetëm jashtë orarit të punës!

Flaka – aty ku lajmet flaken për t’u ndezur sarkazma 😅

“Lajmi që s’na duhej” është rubrikë satirike. Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja.”

(Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja). Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2025 11:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.