Punësimet në Qendrën për Menaxhim me Kriza, BDI: Shqiptarët diskriminohen edhe nën drejtues shqiptarë

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2025 11:40

Punësimet në Qendrën për Menaxhim me Kriza, BDI: Shqiptarët diskriminohen edhe nën drejtues shqiptarë

Bashkimi Demokratik për Integrim denoncon  praktikat diskriminuese të punësimeve, kësaj radhe në Qendrën për Menaxhim me Kriza, ku në konkursin e fundit janë pranuar 12 maqedonas dhe vetëm 3 shqiptarë, në një institucion që udhëhiqet nga një drejtor me përkatësi shqiptare, por në shërbim të politikave të VMRO-DPMNE-së.

Kjo situatë është alarmante dhe e papranueshme. Për shqiptarët nuk ka asnjë kuptim nëse një drejtues është shqiptar në emër, por jo në vepra, duke diskriminuar shqiptarët dhe duke shkelur barazinë. Kur menaxhimi është thjesht zbukurim etnik për të mbuluar dominimin sistematik të një etnie në institucione, atëherë kemi të bëjmë me shërbim ndaj padronit dhe jo ndaj interesit publik apo barazisë etnike.

BDI nuk do të heshtë përballë kësaj hipokrizie politike, ku në emër të përfaqësimit shqiptar, bëhen pazare të pista për pushtet, ndërsa shqiptarët vazhdojnë të diskriminohen edhe në institucionet që udhëhiqen gjoja nga shqiptarë, por që shkelin mbi interesin e shqiptarëve dhe karakterin multietnik të shtetit.

E rikujtojmë opinionin se fryma e Marrëveshjes së Ohrit nuk mund të zbatohet me shqiptarë dekorativë në krye të institucioneve, që zbatojnë urdhra nga qendrat anti-shqiptare të vendimmarrjes.

Ne nuk do të lejojmë që përfaqësimi i shqiptarëve të reduktohet në emra dhe poste, ndërsa rezultatet janë, përjashtimi dhe varësia politike.

Shqiptarët nuk duan favore, duan barazi reale. Dhe BDI është dhe do të mbetet zëri i tyre i pandalshëm. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2025 11:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.