Flaka thumbon: Kush mashtron? Xhaferi foli shqip në Qeveri – me megafon!

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Qershor, 2025 09:01 Përditësuar

Flaka thumbon: Kush mashtron? Xhaferi foli shqip në Qeveri – me megafon!

VIDEO

Arben Fetai e lëvdoi vetveten me aq entuziazëm në emisionin Debat Plus të Ermal Pandurit në TV Dukagjini, sa që po të mos ishin faktet – ndoshta edhe do e besonim.

Pas 35 vitesh pluralizëm, Fetai shpalli veten si ministrin e parë dhe të vetëm shqiptar që ka folur shqip në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, pa konkurrencë dhe pa ndonjë rival, madje as Izet Mexhitin. Me një vetëbesim prej supermani të politikës, deklaroi se as Talat Xhaferi me 9 ministra shqiptarë nuk kishte folur dot shqip në Qeveri, e lëre më Artan Grubi apo Bujar Osmani.

Por sapo përfundoi fjalia e tij – Flaka, për 12 minuta e 13 sekonda, publikoi një video arkivore me Talat Xhaferin në rolin e kryeministrit të parë shqiptar, duke drejtuar një qeveri 9 me 9 (maqedonas-shqiptarë), ku shqipja jehonte si në ndonjë seancë parlamentare të Prishtinës, e jo në Shkup.

Pra, ndërsa Fetai u vetëshpall hero, pa vetëdije ia bëri marketingun më të mirë të mundshëm BDI-së, e gjitha kjo pa pagesë dhe pa kredi. Fajin për këtë ia lamë Pandurit, që e nxori jashtë loje me disa pyetje të drejtpërdrejta.

Në vend që të forcojë imazhin e vet politik, Fetai lëshoi perla që do mbahen mend gjatë:

  • Krahasoi Albin Kurtin me Milorad Dodikun, për shkak të “listave të zeza”.
  • Tha që ASH-ja nuk është e Selës, as e Taravarit, edhe pse Sela u rrah deri në alivanosje nga huliganët e partnerit të tij qeveritar.
  • E lavdëroi VMRO-në dhe Mickoskin, duke theksuar se s’janë proruse.
  • E fyeu Taravarin, edhe pse, nga “azilant në Bruksel e bëri burrështetas” në vendlindje.
  • Dhe përfundoi me tentativë për ta nxjerrë foton famëkeqe të Ali Ahmetit me Stoilkoviçin, por e harroi celularin mbi tavolinë…

E ndërkohë, për Lavrovin në Shkup, harroi të përmend se Bujar Osmani ishte kryesues i OSBE-së, e ftesa s’ishte personale. Për Vuçiqin në Ohër, nuk përmendi se aty ishte edhe Kurti, e marrëveshja Kosovë-Serbi ishte në tavolinë.

Në përpjekje për të shpërndarë mjegull, Fetai harroi se në epokën e internetit, arkivat janë më të shpejta se fjala e pavërtetë.

Për ironi, vetë Arben Fetai, që dikur në Kosovë merrej me “riparimin” e Vetëvendosjes, tani në vendlindje është më ASH se Sela dhe Taravari. U kthye për të “ndriçuar” këtë popull të shkretë, edhe nëse për këtë duhet të bëhet vasal i Mickoskit.

Në fund të ditës, ajo që mbeti nga emisioni ishte:

  • Asnjë fakt i ri,
  • Një sërë përgënjeshtrimesh live,
  • Disa lavde të pavend për BDI-në,
  • Dhe një emër që s’mund të merret seriozisht nga asnjëra palë.

“Lajmi që s’na duhej” është rubrikë satirike. Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja.”

(Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja). Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Qershor, 2025 09:01 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.