ASH: VLEN mashtron shqiptarët – Ligji për përfaqësim të drejtë ende larg miratimit

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Qershor, 2025 14:33

ASH: VLEN mashtron shqiptarët – Ligji për përfaqësim të drejtë ende larg miratimit

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit shpreh shqetësim për deklaratat e fundit të zyrtarëve të koalicionit VLEN, konkretisht Arben Fetait dhe Izet Mexhitit, të cilët, sipas ASH-së, po keqinformojnë opinionin shqiptar lidhur me projektligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në institucionet shtetërore.

Deklarimet se projektligji është “gati” dhe pritet vetëm miratimi nga Qeveria, sipas ASH-së, përbëjnë një përpjekje për të mashtruar qytetarët shqiptarë për qëllime elektorale, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale.

Kumtesa:

Në të vërtetë, vetë Kryeministri i Arben Fetait, z. Hristijan Mickoski, ka deklaruar se projektligji do të dërgohet për shqyrtim në Komisionin e Venedikut – një proces që mund të zgjasë me muaj ose edhe vite përpara se të kthehet për miratim në Kuvend.

Sipas kësaj partie, projektligji nuk ka nevojë për interpretim ndërkombëtar, pasi bazohet në sistemin e Balansuesit dhe kërkon vetëm ndryshime teknike për të adresuar keqpërdorimet në emër të përkatësisë etnike gjatë punësimeve.

Dërgimi i tij në Komisionin e Venedikut është një alibi politike për të vonuar procesin, duke u përdorur si mjegull për të mashtruar shqiptarët nga ana e VLEN-it dhe për të kënaqur partnerin maqedonas të koalicionit, VMRO-DPMNE-në.

Në këtë kontekst, VLEN po i shet opinionit shqiptar një projektligj të papërfunduar si një punë të kryer, ndërkohë që Kryeministri Mickoski po i mashtron zyrtarët shqiptarë në Qeveri – përfshirë z. Fetai, z. Mexhiti dhe z. Kasami – me premtime të zbrazëta.

Aleanca për Shqiptarët u bën thirrje të gjitha forcave politike shqiptare që të mos bien pre e kësaj loje politike, që synon vetëm blerjen e kohës dhe vonimin e miratimit të ligjit.

Ne mbetemi të përkushtuar për një përfaqësim real dhe të drejtë të shqiptarëve në institucionet shtetërore, jo përmes propagandës, por përmes ligjit, mekanizmave efikas dhe zbatimit të menjëhershëm të tij.

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Qershor, 2025 14:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.