Flaka thumbon: Gafi i Fetait: I lutëm, i përzëmë, i akuzuam – rrethi politik i mbyllur “Made in VLEN”

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Qershor, 2025 21:58

Flaka thumbon: Gafi i Fetait: I lutëm, i përzëmë, i akuzuam – rrethi politik i mbyllur “Made in VLEN”

Sheshi Skënderbeu nuk ishte mbrëmë vetëm skenë manifestimi, por edhe tribunë gafash politike. Arben Fetai, zëdhënësi zyrtar i “vetëlavdërimit strategjik”, nga podiumi i krenarisë, theu një rregull të vjetër të retorikës: Mos e përgënjeshtro vetveten në një fjali të vetme.

Me një qetësi prej doktrine, Fetai tha: “Ne i lutëm pafund Taravarin të mos dalë nga VLEN, pastaj e ftuan Selën t’i bashkohet VLEN-it, dhe sot i akuzojnë se shkuan te Ali Ahmeti për mbijetesë politike.”

Tani shtrohet pyetja: A po e pranon Fetai, pa dashje, se VLEN është në rrezik dhe drejt shuarjes? Sepse nëse je duke i lutur dikë të mos largohet, ndërkohë që ti vetë e quajte shtëpi politike, por edhe vend për “fundin” e tyre, atëherë çfarë është VLEN? Stacion i fundit për liderë shqiptarë? Apo një “expres politik” që del nga shina sa herë ndërron drejtim era”?

Përfundimisht, me këtë gafë, Fetai duket se e zbuloi atë që shumëkush e dyshonte: Vetëm larg VLEN-it mund të mbijetosh politikisht. Ose siç do e formulonte ai vetë në versionin politik të “Big Brotherit” – nëse qëndron brenda, je i eliminuar, nëse del jashtë, je finalist.

“Lajmi që s’na duhej” është rubrikë satirike. Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja.”

(Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja). Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Qershor, 2025 21:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.