Përplasje në Alternativa: Akuza për hajni, hakerim dhe keqpërdorim tenderësh në Kumanovë

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Qershor, 2025 21:09

Përplasje në Alternativa: Akuza për hajni, hakerim dhe keqpërdorim tenderësh në Kumanovë

Një përplasje e ashpër verbale ka shpërthyer brenda partisë Alternativa, pas një mesazhi të publikuar në faqen zyrtare të partisë në Facebook, ku u hodhën akuza për vjedhje dhe keqpërdorime të tenderëve në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë, transmeton Flaka. Mesazhi u publikua me firmën e Mensur Bajramit, gjë që shkaktoi reagime të shumta dhe polemika të brendshme në këtë subjekt politik.

“Zeqirija Ibrahimi dhe Bashkim Murtezi, dilni tregoni kush po vjedh edhe nga tenderat e Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë!”, thuhej në postimin e publikuar.

Pas këtij incidenti, Alternativa reagoi zyrtarisht, duke deklaruar se faqja e tyre është hakuar nga një person me emrin Mesut Bajrami dhe se rasti është paraqitur në Ministrinë e Punëve të Brendshme për hetim.

“Njoftojmë opinionin se faqja zyrtare e Alternativës është hakuar nga personi Mesut Bajrami. Rasti është paraqitur në organet kompetente. Theksojmë se personi në fjalë është i përjashtuar nga të gjitha organet e Alternativës dhe nuk ka asnjë lidhje me subjektin tonë”, thuhet në reagimin zyrtar të partisë.

Situata mori një tjetër kthesë kur faqja në Facebook ndryshoi emrin në “Hajnat e Alternativës”, duke ngritur edhe më shumë dyshime për konfliktet e brendshme.

Në anën tjetër, Mesut Bajrami, i cili është i njohur si anëtar i Alternativës në Kumanovë, demantoi pretendimet e partisë, duke thënë se faqja nuk është hakuar, por është krijuar dhe mirëmbajtur nga vetë ai.

“Faqja nuk është hakuar, por është hapur dhe është rritur e mirëmbajtur nga unë”, deklaroi Bajrami, duke shtuar me ironi: “T’fala Hajnave të Alternativës.”

Ky zhvillim nxjerr në pah tensionet e thella dhe mungesën e qartësisë në menaxhimin e brendshëm të Alternativës, veçanërisht në degën e saj në Kumanovë. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Qershor, 2025 21:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.