SHBA i bën thirrje Kinës të bindë Iranin të mos mbyllë Ngushticën e Hormuzit

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Qershor, 2025 22:24

SHBA i bën thirrje Kinës të bindë Iranin të mos mbyllë Ngushticën e Hormuzit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u bëri thirrje të dielën autoriteteve kineze që të nxisin Iranin të mos mbyllë Ngushticën e Hormuzit, njërës prej rrugëve kryesore në botë për transportim të naftës.

Deklarata e Rubios në emisionin “Sunday Morning Futures with Maria Bartiromo” në Fox News erdhi pasi televizioni shtetëror iranian Press TV raportoi se Parlamenti i Iranit ka miratuar një masë për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 20% e furnizimit global me naftë dhe gaz.

“Inkurajoj Qeverinë kineze në Pekin që t’i telefonojë [Iranit] për këtë çështje, sepse ata varen rëndë nga Ngushtica e Hormuzit për furnizimin me naftë”, tha Rubio, i cili shërben gjithashtu si këshilltar për sigurinë kombëtare.

“Nëse e bëjnë këtë, do të jetë një tjetër gabim i rëndë. Është vetëvrasje ekonomike për ta. Ne kemi opsione për ta trajtuar, por edhe vendet e tjera duhet ta shohin me seriozitet. Do t’i dëmtonte ekonomitë e tyre shumë më tepër se sa tonën”.

Rubio theksoi se një vendim për të mbyllur ngushticën do të përbënte një përshkallëzim masiv, që do të kërkonte përgjigje nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera./REL/

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Qershor, 2025 22:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.