Baxhanaku bie nga lista, në trend dhëndri – Azir Aliu sërish angazhon dhëndrin në Ministrinë e Shëndetësisë

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Qershor, 2025 22:57 Përditësuar

Baxhanaku bie nga lista, në trend dhëndri – Azir Aliu sërish angazhon dhëndrin në Ministrinë e Shëndetësisë

Në kabinetin e Ministrisë së Shëndetësisë po fryn erë familjare. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, nuk ndalet së befasuari me mënyrën e tij kreative të menaxhimit të burimeve njerëzore: familja mbi të gjitha! Sipas burimeve nga vetë ministria, Aliu ka angazhuar në kabinet dhëndrin e tij, duke ndjekur shembullin e mëparshëm kur si ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, kishte punësuar pikërisht Dritan Dautin si shef kabineti, shkruan Flaka Media

Dhe siç duket, dashuria për dhëndurët është më e fortë se ligji për shërbim publik. Dautin e rikthen sërish, ose siç po thonë me shaka në korridoret e ministrisë: “kryedhëndri i punëve të mëdha”.

Sot në takim konstruktiv me shkëlqesinë e Tij z. Francesco Saverio Giusti, ambasador i Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Aziri u shoqërua nga dhëndri Dauti.

Dhe derisa në rrjetet sociale shqiptarët bënin humor me këngën e baxhanakut, duket se tani trendi ka ndryshuar – kënga e dhëndrit është hiti më i ri institucional. Po presim videoklipin…

Ironikisht, derisa publiku kërkon meritokraci dhe rini të pavarur në administratë, në disa kabinete vazhdon “politikani familjar” si model suksesi. Ndërsa për opozitën, ky rast përforcon kritikat për nepotizëm dhe “kapje vertikale të shtetit” – nga baxhanaku te dhëndri e pastaj kush vjen tjetër?

Për momentin, zyrtarisht nuk ka ndonjë deklaratë nga Azir Aliu lidhur me këtë formë “inovacione” në menaxhimin e stafit. Por një gjë është e qartë – aty ku ka dashuri familjare, ka edhe besim politik.

Në rastin e parë, Aliu mohoi akuzat për nepotizëm në ministrinë e tij. Aliu tha atëherë se shefi në kabinetin e tij nuk është dhëndër i tij, por i familjes së tij.

“Ai nuk është as dhëndër i vajzës, as dhëndër i motrës kështu që në mënyrë juridike mund ta kontrolloni dhe të parashtroni procedurë. Gjithçka është në rregull, nuk ka asnjëlloj nepotizmi, ai është dhëndër i familjes Aliu por jo dhëndri im”, tha Aliu në vitin 2023 me rastin e ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Qershor, 2025 22:57 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.