Arsovska: Mbi 20 dëshmi të reja për falsifikime nga banda e Visar Ganiut

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Qershor, 2025 20:51

Arsovska: Mbi 20 dëshmi të reja për falsifikime nga banda e Visar Ganiut

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, ka ngritur akuza të reja serioze ndaj kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, dhe bashkëpunëtorëve të tij. Përmes një deklarate publike, ajo ka njoftuar se ka dorëzuar dokumente të reja që dëshmojnë, siç thotë ajo, për “krime me përmasa epike” të kryera nga Ganiu, Ejup Ademi, Bujar Azemi dhe partnerë të tyre, transmeton Flaka

“Sot janë paraqitur mbi 20 prova të reja të falsifikimeve të bëra nga banda e tij e organizuar kriminale, nga vetë qytetarët që janë dëmtuar”, shkruan Arsovska në një postim në rrjetet sociale.

Ajo shprehet e zhgënjyer nga mosveprimi i institucioneve, duke akuzuar për heshtje të qëllimshme:
“Nuk do ta shihni këtë në MTV, Sitel, Alfa… Institucionet e korruptuara nuk po veprojnë. Në Maqedoni nuk ka kohë më të mirë për të zbuluar një krim – çdo moment është i drejtë kur bëhet fjalë për të vërtetën”, thekson ajo.

Këto akuza vijnë në një periudhë tensioni politik dhe pas-zgjedhor në vend, dhe mund të thellojnë edhe më tej përplasjet mes qeverisjes lokale dhe autoriteteve shtetërore.

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Qershor, 2025 20:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.