Mexhiti akuzon BDI dhe LSDM për falsifikim të regjistrimit

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Qershor, 2025 11:16

Mexhiti akuzon BDI dhe LSDM për falsifikim të regjistrimit

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka hedhur akuza ndaj kuadrove të LSDM-së dhe BDI-së, duke i akuzuar për manipulime të qëllimshme në procesin e regjistrimit të popullsisë së vitit 2021. Ai e ka cilësuar regjistrimin si një proces të orkestruar për qëllime politike dhe me pasoja të rënda për komunitetin shqiptar.

Në një reagim të publikuar të dielën në rrjetet sociale, Mexhiti solli si shembull fshatin Gërçec, një nga vendbanimet më të mëdha të Komunës së Sarajit, ku sipas të dhënave zyrtare të Entit për Statistikë janë regjistruar vetëm 36 banorë, pa asnjë evidentim të banorëve jorezidentë.

“Vëllezër e motra, patriotat e BDI kanë regjistruar vetëm 36 banorë në Gërçec – sa një klasë e shkollës fillore! Po flasim për fshatin e pestë më të madh në Komunën e Sarajit. Ky është mashtrim, manipulim dhe krim statistikor me pasoja të mëdha për shqiptarët,” deklaroi ai.

Mexhiti paralajmëroi se në ditët në vijim do të publikojë informacione të tjera që, sipas tij, do të zbulojnë shtrembërime të rënda në regjistrimin e popullsisë, duke e cilësuar atë si “një gënjeshtër zyrtare e regjistruar”.

Deklaratat e tij pritet të ndezin debat të ashpër politik dhe institucional mbi besueshmërinë e procesit të regjistrimit, një çështje që ka qenë vazhdimisht në qendër të polemikave në vend.

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Qershor, 2025 11:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.