Taravari: 250 milionë euro kredi për bizneset – Zero për ato shqiptare

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Qershor, 2025 08:52

Taravari: 250 milionë euro kredi për bizneset – Zero për ato shqiptare

Lideri i ASH-së, Arben Taravari, nga Gostivari akuzon Qeverinë për diskriminim ekonomik dhe përjashtim të shqiptarëve nga punësimet dhe investimet. Ai thotë se dalja nga pushteti ishte vendim moral, jo çështje postesh.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një tubim të mbajtur me qytetarët e Gostivarit, ka shpalosur disa nga arsyet kryesore që çuan në vendimin për largim nga Qeveria. Ai tha se shqiptarët janë sistematikisht të anashkaluar nga investimet dhe punësimet shtetërore, ndërsa premtimet e koalicionit qeverisës kanë dështuar plotësisht.

“Investime ka në Maqedoni, por në Maqedoninë Perëndimore, asgjë! Nga kredia prej 250 milionë euro nga Hungaria që u nda për ndihmë për kompanitë private, kanë përfituar 200 kompani. Sa prej tyre janë në pronësi shqiptare? Asnjë. Zero,” deklaroi Taravari me tone të ashpra.

Ai shtoi se ky diskriminim është një nga arsyet pse ASH vendosi të largohet nga Qeveria:

“Dhe në këtë situatë, duhej të qëndronim në qeveri? Jo. Ne vendosëm të dalim në opozitë. Kjo është hera e parë që një parti shqiptare del vetë nga qeveria për arsye parimore.”

Taravari theksoi se vendimi nuk ka të bëjë me poste apo interesa personale, por me integritetin politik:

“Na ka ndodhur edhe në vitin 2017 si Aleancë, por atëherë na hoqën Ministrinë e Shëndetësisë. Tani nuk është çështje postesh. Na ofruan edhe drejtori, por ne thamë jo. Kthehemi te populli, sepse ajo që premtuam, nuk po e realizojmë.”

Lideri i ASH-së kritikoi edhe deklaratat e kryeministrit aktual për punësimet e realizuara:

“Kryeministri deklaron se janë punësuar 12 mijë njerëz. Po sa prej tyre janë shqiptarë? Më pak se 1 mijë. Të tjerët janë maqedonas. Kjo është gënjeshtra më e madhe që përsëritet çdo muaj: janar, shkurt, mars… dhe sot jemi më 26 qershor.”

Taravari tha se dalja nga Qeveria ka pasur efekt të menjëhershëm në opinion dhe sistem:

“Ne e bëmë shumë mirë që dolëm nga qeveria – e alarmuam opinionin dhe krijuam një shkundje të sistemit.”

Në fund, ai u distancua nga ish-anëtarët e partisë që kanë zgjedhur të mbesin në pozita:

“Është e vërtetë që disa ish-anëtarë të partisë sonë mbetën në pozita, por ata nuk kanë më identitet politik. Nëse i pyesni ku do të jenë pas tetorit – as vetë nuk e dinë.” Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Qershor, 2025 08:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.