ASH: Shqetësimi i Brukselit për “Botën Serbe” në RMV – Taravari paralajmëroi prej kohësh!

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Qershor, 2025 09:59

ASH: Shqetësimi i Brukselit për “Botën Serbe” në RMV – Taravari paralajmëroi prej kohësh!

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari përmes një komunikate ka shprehur shqetësim lidhur me përmbajtjen e draft-rezolutës së Parlamentit Evropian, e cila evidenton ndikimin destabilizues të konceptit të ashtuquajtur “Bota Serbe” në Maqedoninë e Veriut dhe në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, transmeton Flaka Media

Nga partia thonë se në këtë dokument të rëndësishëm, të bazuar në raportin e eurodeputetit Tomas Waitz, thuhet qartë se Bota serbe po zhvat sovranitetin e Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit, dhe për këtë ka përkrahje dhe promovim nga përfaqësues të Qeverisë në Shkup.

Këto konstatime përputhen plotësisht me paralajmërimet e përsëritura të liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili në intervistën e fundit për emisionin “Politiko” në televizionin Kanal 10 të Kosovës theksoi se nëse bisedoni me njerëz kompetentë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, është i pamohueshëm ndikimi serb, posaçërisht në vitin e fundit si asnjëherë më parë në këto 35 vite. Ndikimi ka të bëjë me fushën e sigurisë, në politika dhe në investime. Nëse analizoni investimet që planifikohen nga VMRO-DPMNE, ato nuk i shërbejnë askujt tjetër përveç politikave serbe”.

Raporti i Parlamentit Evropian kërkon hapjen e arkivave të UDBA-s dhe KOS-it në Maqedoni dhe Serbi, si një hap domethënës drejt zbardhjes së së kaluarës totalitare dhe forcimit të demokracisë dhe transparencës institucionale.

Në draft-rezolutë theksohet se Maqedonia e Veriut mbetët objekt i operacioneve armiqësore për ndikim të huaj… veçanërisht përmes mediave në gjuhën serbe, të cilat përhapin narrativa të Kremlinit dhe gëzojnë ndikim të konsiderueshëm.

Po ashtu, dokumenti ngre shqetësime serioze për rrjete ruse të ndikimit dhe për aktivitetet propagandistike të Kinës përmes mediave vendore, investimeve me klauzola detyruese dhe huave me kushte asimetrike – përfshirë një hua të marrë nga Hungaria për Maqedoninë e Veriut, e cila dyshohet se është me origjinë kineze.

Aleanca për Shqiptarët paralajmëron se përfshirja e thellë e strukturave të “botës serbe” në vend, përmes kanaleve të mediave, investimeve politike dhe strukturave të errëta të sigurisë, përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për orientimin euroatlantik të shtetit dhe për bashkëjetesën ndëretnike në Maqedoninë e Veriut.

Ne i bëjmë thirrje të gjitha forcave progresive, partive politike, shoqërisë civile dhe mediave të lira që të qëndrojnë në anën e demokracisë dhe të kundërshtojnë çdo përpjekje për instrumentalizim të shtetit në funksion të agjendave të huaja destruktive.

Më 8 korrik në Strasburg pritet të zhvillohet debati për këtë dokument alarmues. Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të ngrejë zërin në të gjitha nivelet për ta mbrojtur karakterin demokratik, pluralist dhe euroatlantik të Maqedonisë së Veriut”, reagon Aleanca për Shqiptarët. Flaka Media

Lexo rreth lajmit: Tomas Waitz: “Bota serbe” po zhvat sovranitetin e Maqedonisë së Veriut nën drejtimin e Mickoskit

Taravari kishte paralajmëruar prej kohësh për ndikimin serb në Maqedoninë Veriut | VIDEO

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Qershor, 2025 09:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.