Taravari kishte paralajmëruar prej kohësh për ndikimin serb në Maqedoninë Veriut | VIDEO

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Qershor, 2025 09:00 Përditësuar

Taravari kishte paralajmëruar prej kohësh për ndikimin serb në Maqedoninë Veriut | VIDEO

“Bota serbe” po zhvat sovranitetin e Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit, dhe për këtë ka përkrahje dhe promovim nga përfaqësues të Qeverisë në Shkup, transmeton Flaka. Kështu thuhet në draft-rezolutën e Parlamentit Evropian, e bazuar në raportin e eurodeputetit Tomas Waitz mbi progresin e Maqedonisë së Veriut, raporton korrespondenti i agjencisë BGNES nga Brukseli, Dimitar Ruskov.

Për ndikim serb në Maqedoninë e Veriut, foli edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. 

“Në qoftë se bisedoni me njerëz kompetent nga përfaqësuesit ndërkombëtar, është i pamohueshëm ndikimi serb, posaqërisht në vitin e fundit si asnjëherë më parë, në këto 35 vite. Ndikimi ka të bëjë në fushën e sigurisë, ndikim në politika, ndikim në investime. Në qoftë se dëgjoni njerëz që merren me gjeostrategji, në qoftë analizoni investimet që planifikohen të bëhen prej VMRO-DPMNE-së, nuk i shërbejnë askujt tjetër përveç politikava serbe. Së paku kështu i analizojnë, dhe në qoftë se ulesh dhe i analizon, këshu i bie”, tha Taravari në emisonin “Politiko” në televizionin Kanal 10 të Kosovës.

Në dokumentin theksohet nevoja urgjente për hapjen e arkivave të shërbimeve sekrete jugosllave – UDBA dhe KOS – që mbahen si në Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe në Serbi. Qëllimi është të kapërcehet e kaluara totalitare në mënyrë transparente dhe të forcohen demokracia, llogaridhënia dhe institucionet në Ballkanin Perëndimor.

“Maqedonia e Veriut mbetet objekt i operacioneve armiqësore për ndikim të huaj, përfshirë përpjekjet për të ndarë indin shoqëror të vendit dhe për të shfrytëzuar ndjenjat anti-evropiane”, thuhet në draft-rezolutë.

“Këto përpjekje ndodhin veçanërisht përmes tabloidëve dhe mediave në gjuhën serbe, të cilat veprojnë si përforcues rajonalë të narrativave të Kremlinit dhe gëzojnë ndikim të konsiderueshëm.”

Dokumenti kujton se mes viteve 2018 dhe 2023, Maqedonia e Veriut ka dëbuar 13 diplomatë rusë për veprime të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik, gjë që tregon për praninë e vazhdueshme të rrjeteve të fshehta për ndikim.

Në të njëjtën kohë, ngrihet shqetësimi për aktivitetet kineze, të cilat përfshijnë përhapje të propagandës përmes financimit të përmbajtjeve të paguara në media vendase pa etiketim të qartë, diplomaci përmes investimeve, si dhe marrëveshje infrastrukturore me klauzola detyruese.

Një analizë nga viti 2023 ka zbuluar se subjekte të lidhura me shtetin rus kanë përdorur media serbe si ndërmjetëse për të përhapur narrativa kundër NATO-s dhe për të promovuar pretendime se “BE po e detyron Maqedoninë e Veriut të heqë dorë nga identiteti i saj”.

Në rezolutë, gjithashtu shprehet shqetësim për ndikimin e jashtëm mbi vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht nga Rusia dhe Kina, përmes kërcënimeve hibride, korrupsionit strategjik, rrjedhave të netransparente të parasë, dhe praktikave detyruese investuese.

“Roli i Hungarisë dhe Serbisë në mbështetjen e objektivave gjeopolitike të Kinës dhe Rusisë është shqetësues”, thuhet në dokument.

“Në këtë kontekst, ekziston rreziku i varësisë nga Kina për shkak të marrëveshjeve asimetrike për huadhënie – përfshirë një hua nga Hungaria për Maqedoninë e Veriut, që dyshohet të ketë origjinë kineze.

Debati për dokumentin është caktuar për më 8 korrik në Strasburg. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Qershor, 2025 09:00 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.