ASH: Bota Serbe dhe heshtja e VLEN – një rrezik i madh për shqiptarët dhe sovranitetin e shtetit

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Qershor, 2025 10:40

ASH: Bota Serbe dhe heshtja e VLEN – një rrezik i madh për shqiptarët dhe sovranitetin e shtetit

Aleanca për Shqiptarët, edhe njëherë shpreh shqetësim lidhur me përmbajtjen e dokumentit zyrtar të miratuar nga Komiteti për Punë të Jashtme (AFET) i Parlamentit Evropian, i cili konfirmon atë që ne kemi paralajmëruar prej muajsh: se Maqedonia e Veriut është kthyer në shënjestër të drejtpërdrejtë të operacioneve të ndikimit të huaj dashakeq, që synojnë minimin e orientimit euroatlantik dhe rrënimin e institucioneve demokratike të vendit.

“Raporti thekson me shqetësim rolin e mediave tabloide serbe, që tërhiqen nga ndikimi i Kremlinit, në instrumentalizimin e narrativave kundër Bashkimit Evropian. Nënvizohet qartë rreziku që përbën projekti i ashtuquajtur “Bota Serbe”, e cila synon krijimin e një sfere të re ndikimi në Ballkan përmes aktorëve politikë të lidhur me qendrat e Beogradit, Moskës dhe Budapestit”, vijon kumtesa nga VLEN.

Edhe më alarmuese është konstatimi se disa përfaqësues të qeverisë aktuale në Shkup po mbështesin dhe promovojnë këtë projekt, duke marrë pjesë në aktivitete që minojnë stabilitetin rajonal dhe sovranitetin e shteteve fqinje. Për më tepër, në dokument vihet në pah rreziku i varësisë së shtetit ndaj huave kineze përmes kanaleve të dyshimta, përfshirë edhe huanë e fundit të marrë përmes Hungarisë, e cila në fakt përfaqëson interesa kineze.

Aleanca për Shqiptarët paralajmëron se këto nuk janë më thjesht skenare spekulative apo “teori konspirative”, siç duan t’i paraqesin përfaqësuesit e VLEN-it, por janë fakte të dokumentuara nga instanca më e lartë parlamentare e Bashkimit Evropian. Megjithatë, për habi të opinionit publik, VLEN vazhdon të mohojë realitetin, të relativizojë ndikimin serb dhe të heshtë për pjesëmarrjen e Ivan Stolkoviçit në qeveri – figurë që përfaqëson jo vetëm interesat e Beogradit, por edhe linjat strategjike të Rusisë dhe Kinës në rajon.

“Si është e mundur që në kushtet kur Parlamenti Evropian kërkon hapjen e arkivave të UDBA-s dhe KOS-it, dhe shpreh shqetësim për rrjedhat jo-transparente financiare, për korrupsionin strategjik dhe kërcënimet hibride, VLEN të qëndrojë indiferente, si të mos jetë pjesë e kësaj qeverie? Aleanca për Shqiptarët rithekson se ky dokument, i hartuar mbi bazën e raportit të eurodeputetit Thomas Waitz, i jep vulë ndërkombëtare vlerësimeve që kreu i Aleancës, Arben Taravari, ka dhënë publikisht që prej muajsh: ndikimi serb në Maqedoninë e Veriut është në kulmin e tij dhe pasqyrohet në sektorin e sigurisë, politikës dhe investimeve. Investimet e shpallura nga VMRO-DPMNE janë plotësisht të orientuara për t’i shërbyer këtij projekti hegjemonist, dhe asesi interesave të qytetarëve, veçanërisht shqiptarëve”.

Nëse fjala e fundit e VLEN-it është deklarata e zëvendëskryeministrit Arben Fetai, i cili e relativizoi praninë e Ivan Stolkoviçit në qeveri, atëherë çdo shqiptar duhet të kuptojë se VLEN është bërë pjesë e lojës së rrezikshme të agjenturave të huaja, duke legjitimuar politikisht ndikimin e “Botës Serbe” në qeverisjen e shtetit.

Aleanca për Shqiptarët kërkon nga të gjitha forcat politike shqiptare, institucionet dhe shoqëria civile që të reagohet pa vonesë, të mos lejohet uzurpimi i shtetit nga interesa të huaja, dhe të mos lejohet që në emër të pushtetit të shkelet mbi interesat kombëtare dhe euroatlantike të shqiptarëve.

“Është koha për vetëdijësim politik dhe qytetar. Heshtja është bashkëfajësi”, përfundon kumtesa nga Aleanca për Shqiptarët. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Qershor, 2025 10:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.