BE kritikon shkarkimet dhe emërimet politike në institucionet e pavarura – Mungon transparenca!

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Qershor, 2025 08:42

BE kritikon shkarkimet dhe emërimet politike në institucionet e pavarura – Mungon transparenca!

Në një dokument zyrtar të miratuar nga Komiteti për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), eurodeputetët i bëjnë thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut të ndalojnë praktikën e shkarkimeve dhe emërimeve të politizuara në trupat dhe agjencitë e pavarura, transmeton Flaka.

amendamentin kompromis 2, paragrafi 12, theksohet domosdoshmëria që institucionet të funksionojnë në mënyrë të pavarur, të financohen në mënyrë të drejtë dhe të zbatojnë vendimet dhe rekomandimet pa ndërhyrje politike. Europarlamentarët me keqardhje theksojnë mungesën e përparimit në forcimin e Zyrës së Avokatit të Popullit, e cila duhet të jetë një nga garancitë kryesore për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

BE kërkon që qeveria e Maqedonisë së Veriut të përmbahet nga praktikat e vjetra të kapjes së institucioneve përmes emërimeve partiake dhe jo-meritore, si dhe të sigurojë funksionimin real dhe të pavarur të administratës publike dhe trupave mbikëqyrëse.

Raporti përmend edhe ndikimet e huaja destabilizuese, fushatat dezinformuese dhe korrupsionin strategjik, ndërsa vë në pah edhe marrjen e një huaje nga Hungaria, e cila, sipas BE-së, është me prejardhje nga Kina, duke ngritur shqetësime për transparencën financiare dhe varësinë ndaj aktorëve gjeopolitikë jo-perëndimorë.

Ky reagim vjen në një moment kritik për vendin, kur po shqyrtohet rruga evropiane dhe besueshmëria e institucioneve mbetet një ndër faktorët kyç në procesin e integrimit. Flaka

Lexo rreth lajmit: Tragjedia në Koçan,Parlamenti Evropian kërkon ndëshkim të përgjegjësve të vërtetë!

Ndikim kinez përmes huasë hungareze: BE paralajmëron për presion të huaj në Maqedoni 

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Qershor, 2025 08:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.