Dhjetë kritikat kyçe të raportit të Parlamentit Evropian ndaj Maqedonisë së Veriut

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Qershor, 2025 09:21

Dhjetë kritikat kyçe të raportit të Parlamentit Evropian ndaj Maqedonisë së Veriut

dokumentin e miratuar me amendamentet kompromisi nga Komiteti për Punë të Jashtme (AFET) i Parlamentit Evropian, që ka të bëjë me përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit evropian, theksohen një sërë kritikash dhe shqetësimesh të mëdha në lidhje me zhvillimet e brendshme politike dhe sigurinë rajonale, transmeton Flaka

1. Hetim i plotë për tragjedinë në Koçan
Parlamenti Evropian bën thirrje për një hetim të thelluar, të pavarur dhe transparent mbi zjarrin tragjik në një klub nate në Koçan më 16 mars 2025. Kërkohet drejtësi për viktimat dhe zbatimi rigoroz i ligjeve për sigurinë publike.

2. Kritikë për emërimet partiake dhe mungesën e transparencës
Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kritikohen për shkarkime dhe emërime të politizuara në institucione të pavarura. Kërkohet ndalim i ndërhyrjes politike dhe financim adekuat për zyrat e rëndësishme si ajo e Avokatit të Popullit.

3. Ndikimi i huaj, dezinformimi dhe rrjetet e fshehta
Dokumenti shpreh shqetësim të thellë për ndërhyrjet e huaja, përfshirë kërcënime hibride, dezinformim të sponsorizuar, rrjedha të errëta financiare, si dhe ndikimin e mediave të lidhura me Kremlinin dhe qendrat e propagandës serbe.

4. Huaja nga Hungaria si instrument i ndikimit kinez
Raporti thekson se huaja e fundit e marrë nga Hungaria është në fakt financuar nga Kina, dhe kjo rrit rrezikun e varësisë së vendit nga marrëveshje asimetrike financiare.

5. Projekti “Bota Serbe” dhe përfshirja e përfaqësuesve qeveritarë
Shprehet alarm për përhapjen e projektit “Bota Serbe”, me përmendje të drejtpërdrejtë se disa zyrtarë të qeverisë në Shkup e promovojnë këtë agjendë. Dënohet pjesëmarrja në platforma që tentojnë krijimin e sferave të ndikimit dhe cënimin e sovranitetit të shteteve të tjera në rajon.

6. Hapja e arkivave të UDBA-s dhe KOS-it
Kërkohet hapja e plotë e arkivave të shërbimeve sekrete jugosllave në Maqedoni dhe Serbi, si pjesë e procesit për përballje me të kaluarën totalitare dhe ndërtimin e demokracisë dhe institucioneve të qëndrueshme në Ballkan.

7. Dezinformimi në masë: ndikimi në opinionin publik
Raporti zbulon se 50% e qytetarëve të Maqedonisë kanë qenë të ekspozuar ndaj narrativave të rreme për ngjarje ndërkombëtare, sidomos për luftën në Ukrainë, duke e bërë vendin të ndjeshëm ndaj manipulimit të opinionit publik.

8. Kritika për polarizimin politik dhe procedurat në Kuvend
Shprehet shqetësim për polarizimin politik të thellë, miratimin e ligjeve me procedura të përshpejtuara, mungesën e transparencës në financimin e partive politike dhe përdorimin e reklamave qeveritare për qëllime propagandistike.

9. Ndryshimet kushtetuese si kusht i kornizës negociuese
Raporti përfshin dhe kërkesën për ndryshimet kushtetuese, në përputhje me kornizën negociuese të vendit me Bashkimin Evropian.

10. Çështja e identitetit dhe gjuhës maqedonase
Që në hyrje të dokumentit, potencohen gjuha dhe identiteti maqedonas, por në debatin politik në Bruksel pritet të vendoset nëse do t’i shtohet termi “modern” para emërtimit të tyre zyrtar.

Ky dokument i AFET pritet të kalojë në shqyrtim në seancën plenare të Korrikut, dhe konsiderohet një sinjal i fortë se rruga drejt BE-së kërkon përkushtim të plotë në demokraci, transparencë, dhe ndarje të qartë nga ndikimet e huaja dashakeqe. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Qershor, 2025 09:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.