Ndikim kinez përmes huasë hungareze: BE paralajmëron për presion të huaj në Maqedoni

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Qershor, 2025 08:33 Përditësuar

Ndikim kinez përmes huasë hungareze: BE paralajmëron për presion të huaj në Maqedoni

Në dokumentin me amendamentet kompromisi të miratuara nga Komiteti për Punë të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian, thuhet qartë se huaja e fundit që ka marrë Maqedonia e Veriut nga Hungaria ka prejardhje nga Kina, duke ngritur shqetësime serioze për varësinë e vendit nga marrëveshje financiare me karakter asimetrik dhe ndikim të huaj gjeopolitik, shkruan Tv24, përcjell Flaka

amendamentin kompromis 5, paragrafi 28a, eurodeputetët shprehen të shqetësuar për rolin e Hungarisë dhe Serbisë në avancimin e interesave të Kinës dhe Rusisë në rajon. “Vihet në dukje rreziku i varësisë nga Kina për shkak të marrëveshjeve asimetrike të huasë, si dhe huaja e fundit nga Hungaria, e cila dukshëm është marrë nga Kina”, thuhet në dokumentin zyrtar.

Për më tepër, disa subjekte diplomatike kineze janë akuzuar se kanë financuar përmbajtje në media, ndërsa aktorë shtetërorë rusë kanë përdorur media të kontrolluara nga Serbia për të përhapur narrativa armiqësore ndaj NATO-s dhe për të pohuar se Bashkimi Evropian po ushtron presion mbi Maqedoninë që të heqë dorë nga identiteti i saj.

Parlamenti Evropian paralajmëron se këto lëvizje janë pjesë e një strategjie më të gjerë të ndikimit të huaj, që synon të shfrytëzojë dobësitë e brendshme politike dhe të nxisë mosbesim ndaj integrimeve euroatlantike në rajon. Po ashtu, BE ka ritheksuar shqetësimin për projektin e ashtuquajtur “bota serbe” dhe ka kërkuar hapjen e plotë të arkivave të shërbimeve sekrete jugosllave UDBA dhe KOS, si një hap drejt transparencës dhe përballjes me të kaluarën totalitare në Ballkanin Perëndimor.

Lexo rreth lajmit: Tragjedia në Koçan,Parlamenti Evropian kërkon ndëshkim të përgjegjësve të vërtetë!

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Qershor, 2025 08:33 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.