Këngëtarja Egli Tako ka rikthyer vëmendjen e publikut me një paraqitje tejet të veçantë dhe guximtare, duke sjellë një frymë autentike “western” në projektin e saj më të ri muzikor.
Përmes një seti fotografik të publikuar në Instagram, Egli shfaqet me një look në stilin “cowgirl” – çizme të larta, xhinse të shkurtra, kapelë klasike kauboji dhe aksesorë që theksojnë një imazh të fuqishëm dhe të sigurt.
Në të njëjtin postim, artistja ka zbuluar se projekti më i ri muzikor është një bashkëpunim me këngëtarin Sergio, ndërsa premton një këngë dinamike dhe ndryshe nga ç’jemi mësuar të dëgjojmë prej saj.
Publikimi i këngës është paralajmëruar për sot, në orën 18:00, dhe komentet pozitive nuk kanë munguar nga fansat që mezi presin lançimin.
Egli Tako njihet për stilin e saj të ndryshueshëm dhe për eksperimentimin me zhanre të ndryshme muzikore, ndërsa ky projekt i ri duket se do të sjellë një tjetër anë të saj – plot energji, guxim dhe origjinalitet.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
1 Korrik, 2025 13:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.