Guardiola pas humbjes ndaj Al Hilal: “Na mungoi cinizmi përpara portës”
Pas humbjes dramatike 4-3 ndaj Al Hilal në fazën e 1/8-ave të Botërorit për Klube, trajneri Pep Guardiola nuk i fshehu emocionet në konferencën për shtyp.
“Është një mëkat”, deklaroi tekniku spanjoll, i zhgënjyer nga rezultati, por jo nga paraqitja e skuadrës. Manchester City, pavarësisht tre fitoreve në fazën e grupeve, u eliminua në mënyrë të papritur pas kohëve shtesë, duke i dhënë fund rrugëtimit të tyre në këtë kompeticion.
Guardiola theksoi se skuadra e tij krijoi shumë, por u ndëshkua nga efikasiteti i Al Hilal dhe paraqitja fantastike e portierit Yassine Bounou:
“Ata u mbrojtën thellë dhe shfrytëzuan kundërsulmet. Ne patëm rastet tona, por në këtë nivel duhet të jesh më cinik përpara portës.”
Përkundër zhgënjimit, trajneri i City-t mbetet optimist për të ardhmen:
“Kam ndjesinë që skuadra po ecën mirë. Tani kthehemi në shtëpi, pushojmë, rifreskojmë mendjen dhe përgatitemi për sezonin tjetër.”
Al Hilal, pas këtij suksesi të madh, do të përballet me Fluminense-n në çerekfinale, pasi brazilianët eliminuan Inter-in.
Flaka














