Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Mitrovicë pas një incidenti të ndodhur më 30 qershor 2025, rreth orës 20:00, në rrugën “Nystret Musa”, në zonën e Tunelit të Parë. Të dyshuarit u përfshinë në një rrahje që përfundoi me të shtëna armësh, duke alarmuar banorët e zonës.
Njësitet policore të Stacionit Jug reaguan me urgjencë dhe pas identifikimit të personave të përfshirë, kryen bastisje në shtëpitë e tyre, ku u sekuestruan:
- Një (1) pushkë gjuetie me 10 fishekë
- Një (1) pistoletë me 20 fishekë
- Një (1) armë AK-47 me 26 fishekë
- Një (1) kafkë e pistoletës
- 190 fishekë të kalibrave të ndryshëm
Pas intervistimit dhe procedurave të tjera ligjore, ndaj të dyshuarve është iniciuar rast penal për veprat: “Mbajtje pa leje e armëve”, “Përdorim i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
1 Korrik, 2025 15:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.