Presidentja Osmani do të thërrasë liderët politikë – kërkohet zgjidhje urgjente

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2025 12:03 Përditësuar

Presidentja Osmani do të thërrasë liderët politikë – kërkohet zgjidhje urgjente

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet as në përpjekjen e 40-të me radhë, për shkak të mungesës së votave për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Në seancën e mbajtur sot, kryesuesi Avni Dehari propozoi sërish krijimin e një Komisioni ad-hoc për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit, por propozimi u mbështet vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV). Të gjitha grupet e tjera parlamentare refuzuan të propozojnë anëtarin e tyre në këtë komision.

Nga 100 deputetët e pranishëm në sallë, vetëm 51 votuan pro formimit të komisionit, ndërkohë që nuk pati vota kundër apo abstenime. Si pasojë, seanca u ndërpre dhe pritet të rifillojë më 3 korrik në orën 11:00.

Bllokada politike vazhdon, pasi kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk ka siguruar shumicën e nevojshme prej 61 votash. Deri tani, ajo ka arritur vetëm në 57 vota, përfshirë 48 të LVV-së dhe 9 nga komunitetet.

Opozita ka kërkuar ndryshimin e kandidaturës, por LVV ka refuzuar, duke mbajtur qëndrimin se fajtor për bllokadën është opozita.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që Kuvendi duhet të konstituohet më së largu deri më 26 korrik, duke e shpallur të papajtueshme me Kushtetutën praktikën e shtyrjes së seancës çdo 48 orë që nga 15 prilli.

Në këtë kontekst, Zyra e Presidentes së Kosovës ka bërë të ditur se presidentja Vjosa Osmani pritet të thërrasë liderët politikë në një takim për të gjetur një zgjidhje për krizën politike para afatit kushtetues.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2025 12:03 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.