Rinia nuk beson më në integrimin evropian – dhe kjo nuk është krizë perceptimi, por dështim politik
Editorial Flaka
Në një vend ku për dekada është folur për Bashkimin Evropian si për “të ardhmen”, të dhënat e fundit nga një anketë rinore e realizuar nga Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euroatlantike zbulojnë një të vërtetë të hidhur: e ardhmja ka humbur durimin. Dhe me të, edhe besimin.
Sipas anketës, vetëm 6.7% e të rinjve besojnë se Maqedonia e Veriut mund të bëhet pjesë e BE-së brenda pesë viteve të ardhshme. Përballë kësaj përqindjeje minimale që mban gjallë optimizmin, qëndron një shumicë dërrmuese – 46.5% që nuk besojnë fare se integrimi do të ndodhë ndonjëherë. Këto nuk janë më thjesht shifra. Kjo është aktakuza më serioze ndaj klasës politike që e ka konsumuar retorikën evropiane pa ofruar përmbajtje.
Edhe pse 41% e të rinjve mbajnë një qëndrim pozitiv ndaj BE-së, kjo nuk përkthehet më në besim ndaj institucioneve vendore që duhet ta çojnë vendin drejt saj. Përkundrazi, të rinjtë shohin qartë se pengesat nuk janë jashtë kufijve tanë – por brenda:
- 84.6% e tyre e identifikojnë korrupsionin si barrierën kryesore;
- 61% përmendin konfliktet bilaterale si frenim të procesit;
- 60% nuk kanë më besim në institucionet shtetërore.
A mund të ketë një pasqyrë më të kthjellët dhe më të dhimbshme se kaq?
Kjo nuk është më krizë besimi ndaj BE-së – por mosbesim ndaj vetë shtetit. Dhe këtë mosbesim nuk e ka importuar askush nga jashtë. Është prodhim vendor. Është rezultat i politikave që kanë përdorur procesin e integrimit si mbulesë për status quo, për pazare, për paaftësi dhe për gënjeshtra të institucionalizuara.
Të rinjtë nuk kanë më iluzione. Ata shohin qartë se Shqipëria dhe Mali i Zi perceptohen si më afër BE-së, ndërsa Maqedonia vlerësohet si jashtë loje nga vetë qytetarët e saj të rinj. Vetëm 8.2% besojnë se vendi do të integrohet brenda pesë viteve. Kjo shifër nuk është një “opinion”, por një alarm për të ardhmen.
Këta të rinj nuk duan më premtime boshe, konferenca të marketingut apo flamuj evropianë nëpër spote televizive. Ata duan institucione që funksionojnë, drejtësi që nuk është selektive, konkurse që nuk janë të














