Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka zhvilluar sot një takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndodhet në Shkup në kuadër të Konferencës për Bashkimin Evropian.
Pas takimit, Taravari e vlerësoi lart rolin e Ramës në procesin e afrimit të rajonit me Bashkimin Evropian.
“Me kryeministrin që e sjell Evropën kaq afër Ballkanit,” shkroi Taravari në një postim në rrjetet sociale, duke publikuar edhe një foto nga takimi.
Takimi mes dy liderëve vjen në një kohë kur diskursi për të ardhmen evropiane të rajonit është intensifikuar, ndërsa Shqipëria vazhdon të jetë një zë aktiv në mbështetje të integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
1 Korrik, 2025 18:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.