Tetovë: Dy burra humbin jetën në rrethana të ndryshme – pa shenja dhune

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Korrik, 2025 21:28

Tetovë: Dy burra humbin jetën në rrethana të ndryshme – pa shenja dhune

Dy persona janë gjetur të vdekur sot në dy raste të ndara në rajonin e Tetovës, ndërsa hetimet fillestare të policisë dhe ekipeve mjekësore tregojnë se bëhet fjalë për vdekje natyrore, pa shenja dhune – njofton SPB Tetovë.

Rasti i parë është raportuar në orën 11:45 paradite, kur është gjetur pa shenja jete B.I. (46) nga Tetova, në një objekt hotelierik në rrugën “Ilindenska”.
“Mjeku nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore konstatoi vdekjen pa shenja dhune, ndërsa policia kreu inspektim në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë iu dorëzua familjes,” thuhet në njoftimin zyrtar të SPB Tetovë.

Rasti i dytë ndodhi rreth orës 12:57 pasdite, kur u raportua për një trup të pajetë në rrugën që lidh fshatin Saraqinë me fshatin Falishtë.
Viktima është identifikuar si N.M. (42) nga Saraqina.
“Edhe në këtë rast, mjeku konstatoi se bëhet fjalë për vdekje pa shenja dhune, ndërsa ekipet policore kanë kryer inspektim në vendin e ngjarjes,” informon SPB Tetovë.

Autoritetet kanë përjashtuar dyshimet për vdekje me elemente kriminale, ndërsa trupat e pajetë u janë dorëzuar familjarëve për procedurat e mëtejshme.

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Korrik, 2025 21:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.