Zyrtare: Kepa Arrizabalaga transferohet te Arsenali

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2025 17:38

Zyrtare: Kepa Arrizabalaga transferohet te Arsenali

Arsenali ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e portierit spanjoll Kepa Arrizabalaga nga Chelsea, duke përforcuar repartin e portës për sezonet në vijim. Kepa ka nënshkruar një kontratë trevjeçare, e cila përfshin një klauzolë lirimi, dhe do të mbajë fanellën me numrin 13.

30-vjeçari vjen pas dy sezonesh të kaluara në huazim – fillimisht te Real Madrid, më pas te Bournemouth, ku pati një sezon solid me 9 ndeshje pa pësuar gol në 35 paraqitje, duke qenë pjesë e mbrojtjes së gjashtë më të mirë në Premier League për sezonin 2024–25.

Te Arsenali, Kepa do të zëvendësojë brazilianin Neto, i cili është rikthyer te Bournemouth pas përfundimit të huazimit.

Në fjalët e tij të para si “Topçiu”, Kepa u shpreh i entuziazmuar:

“Jam vërtet i lumtur që jam këtu. Ambicia që më treguan klubi, Mikel Arteta dhe Inaki Cana ishte vendimtare. Shpresoj që së bashku të arrijmë suksesin që duam.”

Edhe trajneri Mikel Arteta e përshëndeti ardhjen e portierit spanjoll:

“E njohim mirë Kepën dhe jemi të lumtur ta kemi me ne. Ai sjell përvojë dhe uri për të fituar, e di që do të përshtatet shpejt.”

Kepa i është bashkuar Chelseat në vitin 2018 nga Athletic Club, për 80 milionë euro, duke u bërë portieri më i shtrenjtë në histori. Gjatë qëndrimit në “Stamford Bridge” fitoi trofe madhorë si Champions League, Europa League, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube.

Në një mesazh emocional në Instagram, Kepa falënderoi Chelsean dhe tifozët për shtatë vitet e kaluara:

“Chelsea ishte shtëpia ime, familja ime, dhe vendi ku u rrita si futbollist dhe si njeri.”

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2025 17:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.