Flaka thumbon: Censura e Albin Kurtit: Fsheh takimin “vëllau për vëllaun” me Arben Fetain?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Korrik, 2025 09:06 Përditësuar

Flaka thumbon: Censura e Albin Kurtit: Fsheh takimin “vëllau për vëllaun” me Arben Fetain?

Në arkivin dixhital të Kryeministrisë së Kosovës, ka ndodhur një zhdukje misterioze: asnjë fotografi, asnjë postim, asnjë “like” nga takimi i Albin Kurtit me zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë të RMV-së, Arben Fetain.

Takimi ndodhi në Shkup, në kuadër të eventit të organizuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimi Europian. Liderët ballkanikë diskutuan për “Planin e Rritjes”, ndërsa Kurti diskutoi gjithçka – përveç fotografisë me vëllain Arben.

Në faqen zyrtare të Kurtit, mungesa e këtij momenti ka ngritur më shumë pikëpyetje sesa plani i vetë rritjes. Publiku, i mësuar me përqafime strategjike dhe deklarata emocionale të stilit “jemi një komb, një rrugë, një status”, tani është i hutuar: A është bërë vëllai i vogël “seen” nga vëllai i madh?

Ndërkohë, Arben Fetai, në rolin e “vëllait të lënduar”, ka postuar foton me krenari në rrjetet e veta, shoqëruar me një caption evropian dhe të buzëqeshur. Por fotot në profilin e Fetait pa repost nga Kurti, janë njësoj si një “story” pa views.

Zyra e Kurtit nuk ka dhënë shpjegime. Disa ekspertë thonë se mund të jetë lëshim protokollar, ndërsa të tjerë flasin për njoftime të filtruar me algoritmin e heshtjes selective. Ndoshta fotografia është fshirë për të ruajtur ekuilibrin diplomatik me vëllain tjetër – atë që mund të jetë ende duke i pritur Kurtit një telefonatë.

Në mungesë të një sqarimi zyrtar, hipotezat vazhdojnë:

  • A është kjo një provë e re e “dashurisë me kushte”?
  • Apo thjesht Kurti ka harruar të buzëqeshë për kamerën?
  • Apo ndoshta – ndoshta – nuk është më cool të jesh shumë “vëlla” publikisht?

Një gjë është e sigurt: nëse nuk është në Facebook, nuk ka ndodhur – dhe ky është lajmi që s’na duhej.

PS: Portalet e tjera mund ta kopjonë lajmin dhe e kanë gratis. Ma mirë ta marrin gati se sa të lodhen të na kopjonë me rubrika të ndajshme 😅

“Lajmi që s’na duhej” është rubrikë satirike. Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja.”

(Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja). Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Korrik, 2025 09:06 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.