Limani kandidat për kryetar të komunës së Kërçovës ? – Pse jo!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Korrik, 2025 13:34

Limani kandidat për kryetar të komunës së Kërçovës ? – Pse jo!

Ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini nga radhët e VLEN, Fatmir Limani, ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit për kryetar të Komunës së Kërçovës në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vjeshtë. Limani konfirmoi se emri i tij është pjesë e anketave që po realizohen, duke shtuar se çdo vendim do të varet nga vullneti i qytetarëve dhe analiza e nevojave reale në terren.

“Emri im është duke u anketuar, është pjesë përbërëse e anketave nga pala tjetër e opozitës. Nuk e përjashtoj këtë mundësi. Të gjithë e dimë se as Kërçova dhe as një komunë tjetër nuk janë dëshirë e jona personale, por është një realitet i bazuar mbi kërkesën dhe nevojat e qytetarëve. Ashtu siç të vendoset, ashtu edhe do të prononcohemi në fund”, tha Limani.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur skena politike në Kërçovë është duke u përgatitur për një garë të ashpër në zgjedhjet lokale, me interes të shtuar rreth pozicionimeve të VLEN-it dhe partive tjera opozitare shqiptare. Flaka

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Korrik, 2025 13:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.