Numri i personave fantomë në shtet vazhdon të mbetet alarmant

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Korrik, 2025 13:28

Numri i personave fantomë në shtet vazhdon të mbetet alarmant

Numri i personave fantomë në shtet vazhdon të mbetet alarmant. Autoritet pavarësisht rekomandimeve të institucioneve, vazhdojnë të mbajnë pezull qytetarët pa status juridik me shtetin. Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani tha se po punohet për identifikimin dhe pajisjen e tyre me dokumente, por që sipas tij, kjo nuk është çështje që tangon vetëm një ministri.

“Çështja e nënshtetësisë nuk ka të bëjë vetëm me ministrinë tonë, është një nga problematikat e cila zen të gjitha ministritë tjera. Jemi në kontakt edhe me kryeministrin edhe me ministritë e tjera për të gjetur zgjidhje sa më të shpejtë këtë problematikë e cila nuk është më e viteve të fundit por është shekullore”, u shpreh Fatmir Limani, Ministër për Politikë Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.

Avokati i Popullit para disa muajsh përmes një regjistri nxori në pah këtë problematikë. Sipas tij, përskaj ndryshimeve ligjore me të cilat u thjeshtësuan dhe përshpejtuan procedurat për regjistrimin në librat amë dhe pajisja me certifikata, në Maqedoninë e Veriut vazhdojmë të kemi mbi 600 persona fantomë. Ai pati thënë se një numër i madh i këtyre personave janë viktimë e mënyrës së funksionimit të Institucioneve. Për shkak të mos evidentimit, në vitin 2023, një person nga Shkupi, mbeti për gati 10 ditë në morg dhe familja nuk kishte mundësi të kryente ceremoninë mortore. Kuvendi ka miratuar ndryshimet ligjore si pako edhe atë në: Ligjin për letërnjoftimet, Ligjin për evidencën amë dhe Ligjin për paraqitjen e vendbanimit dhe vendqëndrimit. Pavarësisht miratimit të tyre, kjo çështje mbetet e pazgjidhur. Alsat

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Korrik, 2025 13:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.