Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur fshatin Treboviq të Pejës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ku si pasojë ka humbur jetën një i mitur dhe dy të tjerë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në gjendje të rëndë.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ndodhi rreth orës 00:02 në rrugën Pejë–Trestenik, kur automjeti me tre të mitur humbi kontrollin dhe u përplas me një shtyllë betoni, për shkak të mosadaptimit të shpejtësisë me kushtet e rrugës.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, konfirmoi për KosovaPress se të lënduarit janë pranuar në kujdesin intensiv rreth orës 03:00, ku po marrin trajtim të specializuar. Gjendja e tyre vazhdon të jetë kritike.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vazhdim.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
2 Korrik, 2025 13:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.