Aksion i policisë rrugore në Tetovë e Kumanovë – 169 shoferë të gjobitur për shkelje trafiku
Më 2 korrik 2025, nga ora 16:00 deri në 22:00, Sektori për punë trafiku pranë Departamentit të Policisë së Uniformuar në Byronë për Siguri Publike, së bashku me Njësinë mobile për sigurinë në rrugë, zhvilluan një kontrolle aksionale në territorin e Drejtorive Rajonale të Policisë në Tetovë dhe Kumanovë. Qëllimi ishte evidentimi dhe ndëshkimi i shoferëve që nuk respektojnë rregullat dhe ligjet e trafikut, transmeton Flaka
Gjatë kontrolleve janë shqiptuar gjithsej 169 gjoba, prej të cilave:
- 17 për drejtim pa patentë shoferi,
- 13 për drejtim me patentë të skaduar,
- 2 për drejtim me kategori të papërshtatshme shoferimi,
- 9 masa për shoferë fillestarë që drejtojnë automjete me fuqi motorike më të madhe se lejohet,
- 73 gjoba për motoristë që nuk kanë përdorur helmetë mbrojtëse,
- 5 masa për automjete me xhama të errësuar pa testin A,
- 8 gjoba për transport publik pa certifikatë mjekësore.
Po ashtu, janë sekuestruar 2 motorë sipas nenit 344 të Ligjit për rregullat e komunikacionit.
Të gjithë shkelësve u janë përgatitur njoftimet përkatëse.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelohet te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat për të siguruar rrugë më të sigurta për të gjithë. Flaka














