Dy rrugë, dy kryeministra – Selimi: Njëri për shqiptarët, tjetri për ‘Boten Serbe’
Analisti politik Sefer Selimi ka komentuar zhvillimet e fundit në Shkup, duke bërë një ndarje të qartë mes dy kryeministrave shqiptarë – Albin Kurtit të Kosovës dhe Edi Ramës së Shqipërisë me përfaqësuesit politik të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, transmeton Flaka
Sipas Selimit, mbështetja e Kurtit për qeverinë aktuale të Maqedonisë së Veriut vjen në një kohë kur, siç theksohet në raportin e fundit të Parlamentit Evropian, kjo qeveri ndodhet nën ndikimin e konceptit gjeopolitik “Bota Serbe”.
“Ndarja është e qartë: Njëri kryeministër në detyrë – mbështet qeverinë që ka rënë nën ndikimin e ‘botës serbe’, dhe tjetri – mbështet bashkimin e shqiptarëve në një front të përbashkët për ta frenuar revizionizmin dhe asimilimin politik të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, shkruan Selimi.
Ky qëndrim i analistit vjen në një moment kur tensionet politike në Shkup janë intensifikuar, ndërsa faktori shqiptar duket se po përjeton një fragmentim për përfaqësimin e tij politik dhe institucional.
Në këtë dritë, mesazhi është i fortë: zgjedhja e palëve nuk është më neutrale – ose qëndron përballë “botës serbe”, ose në anën e shqiptarëve. Flaka Media














